LITUANI – Macron takon lideren e opozitës bjelloruse Tikhanovskaya

VILNIUS, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua sot në mëngjes me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, sipas burimeve të zyrës së presidentit Macron.

“Takimi në një hotel, në kryeqytetin Vilnius, zgjati vetëm 35 minuta”, thanë burimet, pa dhënë fillimisht ndonjë hollësi të diskutimeve të tyre.

“Presidenti Macron premtoi se do të bënte gjithçka për të ndihmuar mbështetjen e negociatave gjatë krizës politike në Bjellorusi”, tha Tikhanovskaya pas takimit, cituar nga Shërbimi i Lajmeve Balltike (BNS).

Ekipi i Tikhanovskaya-s tha në një deklaratë të veçantë se ajo falënderoi Francën për mbështetjen e saj dhe shprehu urgjencën e negociatave për një tranzicion paqësor të pushtetit në Bjellorusi./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.