ITALI – Di Maio: Referendumi zviceran lajm i mirë për Europën

ROMË, 29 shtator /ATSH-ANSA/ – Refuzimi i një propozimi kundër migracionit në Zvicër, për të cilën banorët e Konfederatës votuan të dielën e kaluar, është për ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, një lajm i mirë për Italinë dhe për Europën.

“Iniciativa popullore për kufizimin ose për ndryshimin e kushtetutës zvicerane me qëllim  kufizimin e lëvizjes së lirë të personave, të parashikuar në marrëveshjet me BE, u refuzua në Zvicër nga mbi 61% e votuesve’’, kujton ministri në një shënim.

‘’Kjo është shumë qartësisht rezultat i një ushtrimi të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe një lajm i mirë për Italinë dhe Europën. Votimi të dielën gjithashtu mbron të drejtat e qindra mijëra punëtorëve italianë në Zvicër”, theksoi ai.

Këto votime konfirmuan besimin e zviceranëve në marrëdhënie të ngushta me Europën, forcuar në muajt e fundit nga lufta e përbashkët kundër Covid dhe vlerësimin e punës së shumë qytetarëve italianë dhe europianë, emigrantë në Konfederatë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.