Zhupa: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Veliajt

TIRANË, 28 shtator /ATSH – I. Vata/ “Erion Veliaj transferon edhe 1 miliard lekë të tjera në parajsë fiskale”, tha sot në një deklaratë për mediet zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

“Inceneratori i Tiranës zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës. Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë të tjera. Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 miliard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Erion Veliajt”, tha ajo.

Po ashtu, Zhupa shton se pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.