SHBA – Trump: Informacionet për taksat e mia të papaguara janë fake news

UASHINGTON, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se zbulimet e gazetës ”New York Times”, sipas të cilave ai kishte paguar pak ose aspak taksa federale në vitet para zgjedhjes së tij ishin “informacione false”. 

“Fake news”,  këto janë informacione të rreme, krejtësisht të shpikura”, konfirmoi ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Kam paguar shumë dhe paguaj shumë taksa mbi të ardhurat në nivelin shtetëror gjithashtu, edhe pse shteti i Nju Jorkur takson shumë”, shtoi ai pa dhënë shumë detaje, ndërkohë që ka refuzuar gjithmonë t’i publikojë këto informacione.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në 2016, vit i zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, pastaj po aq në 2017, dhe nuk ka paguar asnjë taksë gjatë 10-15 viteve të mëparshme, sipas një hetimi të “New York Times”, i publikuar dje.

Sipas të përditshmes “New York Times”, Donald Trump shmangu taksat në pjesën më të madhe për shkak se ai deklaroi më shumë humbje sesa fitime./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.