Rama: Drafti i opozitës në tagrin e grupit që merret me Reformën Zgjedhore

Selia Ps – Pas takimit javor me shtabin elektoral për zgjedhjet 2021

Gepostet von Edi Rama am Montag, 28. September 2020

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ “Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit”, deklaroi sot Kryeministri Rama nga selia e PS, pas takimit javor me shtabin elektoral për zgjedhjet 2021.

Mbi përgatitjen e fushatës, Rama tha se, “ne jemi në një punë të përditshme dhe është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit edhe për të intensifikuar edhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal në bazë me qytetarët”.

I pyetur nëse do të merret në konsideratë propozimi i opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, Rama tha se, “është në tagrin e grupit që merret me Reformën Zgjedhore që të trajtojë këtë çështje. Nuk jam në dijeni të kësaj”.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve politikë, Rama tha se, “nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lëre më me drejtuesit politikë”.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.