PRAGË – Zeman u kërkon qytetarëve çekë të votojnë, pavarësisht pandemisë

PRAGË, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti çek Milos Zeman u kërkoi qytetarëve të votojnë pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.

“Çohuni qytetarë, përndryshe, politikanët që askush nuk i do, mund të vijnë në pushtet”, ishte thirrja e Zeman gjatë një interviste me transmetuesin Frekvence 1.

Zgjedhjet rajonale, thënë ndryshe zgjedhjet plotësuese për Senatin, do të zhvillohen në Republikën Çeke ditën e premten dhe të shtunë.

‘’Infeksionet me koronavirus janë rritur kohët e fundit në vendin e Europës Qendrore, me 1 305 raste të reja të regjistruara të dielën, që nga fillimi i pandemisë’’, sipas të dhënave nga Ministria çeke e Shëndetësisë.

Numri i viktimave të lidhura me Covid-19 ka kaluar 600 personat.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.