Niko Kuri, mjeku i palodhur në shërbim të përditshëm të pacientëve me COVID-19

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyeseni ka ndarë shembullin e mjekut pneumolog, Niko Kuri i cili u shërben qytetarëve të Sarandës që nga tetori i vitit 1997 dhe aktualisht është duke qëndruar në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19.

Hyseni e quan hero të jetës së përditëshme, për punën, profesionalizmin dhe ndershmërinë e tij në shërbim ndaj qytetarëve në këto ditë të vështira pandemie.

“Niko Kuri, mjek pneumolog, në shërbim prej gati tre dekadash, ndërkohë nga tetori i vitit 1997 shërben në spitalin bashkiak Sarandë “Petro Nako”, aktualisht shef i shërbimit spitalor dhe nëndrejtor teknik.

Ka qenë në ballë të luftës antiCovid-19. Njeri me cilësi të vyera, qytetar shembullor dhe mjek i palodhur që shërben në çdo orë dhe kohë, ditën dhe natën, për çdo pacient, fëmijë apo i moshuar, nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit, Borshit dhe Lukovës, por edhe turistëve shqiptarë dhe të huaj”, tha Hyseni. z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.