Murrizi: Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi sot se “nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë”.

Në një intervistë televizive, duke folur për shtyrjen e votimit të miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Murrizi tha se “po e prisja këtë tërheqje të mazhorancës. Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë”.

“Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”, – tha Murrizi.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.