Duhanpirësit, 1.5 herë më të rrezikuar për t’u prekur nga forma të rënda të COVID-19

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të COVID-19.

Kështu shprehen ekspertët të Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas tyre duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) sesa jo duhanpirësit.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive duke e bërë më të vështirë për trupin të luftojë koronavirusin dhe sëmundjet tjera. COVID-19 është një sëmundje infektive që sulmon kryesisht mushkëritë.

“Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të COVID-19”, informojnë ekspertët e ISHP-së.

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.