BRUKSEL – UNHCR: Zbatim urgjent i reformës së azilit në BE

BRUKSEL, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bëri thirrje sot për zbatimin urgjent të reformës së azilit në BE, edhe pse nuk miraton faktin që ajo përqendrohet në kthimin e migrantëve të paligjshëm.

“Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Unë shpresoj që të mund të vendoset një sistem, të cilin mund ta përmirësojmë më vonë”, këmbënguli Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Pakti thekson kthimet e migrantëve, të cilëve u është refuzuar azili dhe shpresoj që shtetet anëtare do ta bëjnë atë në një mënyrë njerëzore, sepse edhe këta njerëz kanë të drejta”, këmbënguli ai.

I paraqitur të mërkurën nga KE, Pakti i ri Europian për Migracionin parashikon veçanërisht që vendet e BE-së, që nuk duan të marrin azilkërkues, në rast të një fluksi do të duhet të marrin pjesë në kthimin e të refuzuarve në vendin e tyre të origjinës./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.