BJELLORUSI – Nobelistja Alexievitch në Gjermani për trajtim mjekësor

MINSK, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Laureatja e çmimit Nobel për Letërsinë dhe një prej figurave të fundit të opozitës në liri dhe në Bjellorusi, Svetlana Alexievitch, u largua nga vendi i saj për trajtim në Gjermani, njoftoi sot një prej të afërmve të saj.

“Pas një muaji, ajo do të kthehet në Bjellorusi. Ajo nuk heq dorë nga aktivitetet e anëtares së këshillit të koordinimit, organ i formuar nga opozita”, deklaroi mikja e saj Maria Voïtechonok.

“Dy muaj më parë ajo duhej të shkonte te mjeku, por kjo u pengua nga koronavirusi dhe ngjarjet politike”, shtoi ajo, duke theksuar se zonja Alexievich synon të shkojë në Itali pas Gjermanisë.

Svetlana Aleksievich është e vetmja nga shtatë anëtarët e udhëheqjes së Këshillit Koordinues të formuar për të promovuar një tranzicion të pushtetit në Bjellorusi ende në liri.

Të gjithë të tjerët janë arrestuar ose janë detyruar të largohen, siç ishte figura kryesore e lëvizjes protestuese, Svetlana Tikhanovskaïa, e cila është strehuar në Lituani.

Bjellorusia është goditur që nga fillimi i gushtit nga një lëvizje protestash kundër rizgjedhjes mashtruese të presidentit Alexander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.