Rusët e “Spartakut të Moskës” hedhin sytë nga Hysaj

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Rusia.

Gazetari italian, ekspert i transferimeve në futbollin italian, Nicolo Schira deklaron se mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj, që aktualisht luan tek “Napoli” dhe që ishte titullar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Seria A, kërkohet nga klubi nga Rusia, “Spartaku i Moskës”.

Sipas gazetarit, Rusët i ofrojnë Hysaj-t një kontratë deri në vitin 2024. Ndërsa sa i takon pagës ata janë gati të ofrojnë 2.7 milionë euro në sezon për lojtarin shqiptar, praktikisht dyfishin e rrogës që merr te napolitanët. Futbollisti do të marrë dhe bonuset përveç rrogës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.