ITALI – Boccia: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme e pashmangshme

ROMË, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme e lidhur me COVID-19 në Itali është e pashmangshme, tha sot ministri i Çeshtjeve Rajonale, Francesco Boccia.

“Nuk duhet të ketë debat”, tha Boccia për gazetën “La Stampa”.

“Do të kemi një diskutim në parlament, por një zgjatje më duket e pashmangshme”, shtoi ai.

Qeveria e shpalli, fillimisht, një gjendje kombëtare të jashtëzakonshme në përgjigje të pandemisë në fund të janarit.

Në fund të korrikut, ajo e rinovoi dhe e zgjati atë deri më 15 tetor./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.