Subjektet financiare jobanka, rritet në 60 miliardë lekë totali i aktiveve në 6-mujorin e parë

TIRANË, 26 shtator /ATSH/- Totali i aktiveve për subjektet financiare jobanka, arrin në nivelin 60 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 12 miliardë lekë në 6- mujorin e parë 2020.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e institucioneve financiare jobanka është gjeneruar kryesisht nga subjektet e mikrokredisë, të cilat vitin e fundit  kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e kreditimit.
Aktivet e subjekteve financiare jobanka zënë rreth 4% të totalit të aktiveve të sistemit bankar, duke u rritur me 0.9 % e krahasuar me vitin paraardhës.
Zëri dominues në strukturën e aktiveve të subjekteve financiare jobanka është portofoli i kredisë me rreth 50.6%. Pjesa tjetër e aktiveve është e orientuar drejt mjeteve likuide (24.6%) dhe letrave me vlerë me të ardhura të ndryshueshme (8.8%). e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.