Sistemi bankar, aktivet në valutë përbëjnë aktualisht 51.8% të totalit

TIRANË, 26 shtator /ATSH/- Aktivet në valutë përrbëjnë aktualisht 51.8% të totalit, në sistemin bankar në vendin tonë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kishin investuar jashtë vendit rreth 22% të aktiveve të tyre, me një vlerë totale prej 336 miliardë lekësh ose rreth 2.7 miliardë eurosh.

Sipas BSH-së, bankat nuk kanë mundësi t’i investojnë të gjitha këto fonde në hua apo instrumente alternative në Shqipëri, ndaj një pjesë e tyre shkojnë jashtë vendit, kryesisht në formë vendosjesh në banka të tjera.

Për bankat me kapital të huaj, kjo marrëdhënie shpesh vendoset me grupet bankare zotëruese apo institucionet e lidhura financiare. e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.