SHBA – Pompeo: I etur për të dëgjuar pikëpamjet e partnerëve italianë për G5-n

UASHINGTON, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Jam i etur për të dëgjuar pikëpamjet e partnerëve italianë për teknologjinë G5, deklaroi sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në një konferencë shtypi, në prag të vizitës së tij në Romë, ku do të takohet me kryeministrin, Giuseppe Conte dhe ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Itali.

Zhvillimet në Libi do të jenë gjithashtu në rendin e ditës.

Pompeo kujtoi se ”çështja e 5G është një diskutim i vazhdueshëm me partnerët tanë italianë, siç kemi bërë me vendet e tjera në Europë dhe në botë, ku kemi sqaruar shqetësimet tona kur bëhet fjalë për të dhe për rreziqet që paraqet”.

“Ne shohim një numër në rritje të vendeve të përfshira në programin ‘Clean Network’, të cilët punojnë së bashku për të zhvilluar dhe zbatuar teknologjinë e fundit, por në mënyrë të sigurt, që mbron të dhënat tona”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.