Malësi e Madhe/ Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Kol Maçi i Hotit”, kushte më të mira për nxënësit e mësuesit

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Kol Maçi i Hotit”, është një nga 6 objektet arsimore në bashkinë Malësi e Madhe, e rikonstruktur në të gjitha ambjentet e brendshme dhe të jashtme të saj, sipas modele më mira që ofron kushte optimale për nxënësit dhe mësuesit.
Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, gjatë vizitës në ambjentet e kësaj shkolle, në fshatin Rapshe, pas investimeve të kryera u shpreh se ” përmes programit të bashkisë për investimet në objektet parashkollore dhe arsimore, është ndërhyrë deri tanë në rikonstruksionin e 5 shkollave”.
“Nga takimi me mësuesit dhe nxënësit morëm falenderime për punimet e kryera nga bashkia Malësi e Madhe në këtë shkollë, ndërsa projkte të tjera investimesh do të nisin edhe në dy kopshte të bashkisë tonë”- tha Marinaj.
Ai theksoi se, mjedise komode dhe kushte më të mira për fëmijët dhe stafin e mësuesve, është objektivi i punës tonë për investimet në objektet arsimore. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.