Kantieri i ujit në Pukë/ Pas qytetit, faza e dytë garanton furnizim të pandërprerë edhe për 750 banorë të fshatrave

 

TIRANË, 26 shtator /ATSH/- Kantieri i ujit në Pukë vijon punën, duke bërë të mundur furnizimin me ujë 24 orë edhe për banorët e fshatrave.

Kryeministri Edi Rama solli sot momente nga puna që po kryhet në këtë kantier.

“Pasi kemi garantuar për 3 500 banorë të Pukës 24 ORË UJË, me fazën e dytë të investimit përmbyllim tërësisht infrastrukturën e ujësjellësit me finalizimin e rrjetit tercial, si dhe garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë edhe për 750 banorët e Zezaj, Kukaj e Lacaj, ku prej vitit 1980 nuk ishte bërë asnjë investim”, u shpreh kryeministri Rama.

Deri tani, janë realizuar 53% e punimeve, për 8.4 km rrjet të brendshëm, 1,7 km linjë të re dërgimi. Po ashtu, punimet përfshijnë rikonstruksion të 2 depove si dhe finalizimin 100% të rrjetit tercial për çdo konsumator familjar, publik dhe privat. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.