“Fokusi fiskal i Bashës, çlirimi nga tatimi i të mëdhenjve”/ Braçe: Tatimi progresiv mbi të ardhurat dëmton shtresën e mesme

TIRANË, 26 shtator /ATSH – I. Vata/- “Taksa e sheshtë çliron nga barra biznesin e madh dhe ngarkon biznesin e mesëm dhe të vogël”, tha sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa theksoi vlerën e tatimit progresiv mbi të ardhurat.

“Raporti i Credit Suisse: 2014-2019 rritet me 27.8% grupi i qytetareve me pasuri nga 10 mijë-100 mijë dollarë. Raporti dëshmon se, nga 2014-ta ka një zhvendosje të qytetareve nga grupi me pasuri nën 10 mijë dollarë në fashën e mesme që nis me mbi 10 mijë dollarë. Ndryshimi është me 31%. E dhëna tjetër ka të bëjë me faktin se, vetëm 3% është rritur grupi i qytetarëve me pasuri mbi 1 milion dollarë”, tha ai.

Braçe analizon tatimin progresiv, përkundër taksës së sheshtë të kryedemokratit Lulzim Basha.

“Për shkak të zerimit fiskal për biznesin me xhiro deri në 140 milion lekë, nevojitet një ekuilibër i ri fiskal, i drejtë, i ndershëm e progresiv që shmang një pabarazi të re, atë midis pagave dhe fitimeve-qoftë edhe të biznesit me xhiro deri në 140 mln lekë. Duhet, është nevojë një skeme unike që taton në shkallë progresive të gjitha të ardhurat, jo me vete ato nga rroga, me vete nga fitimi, dividenti, aksionet, qiraja, depozitat, trashëgimia. Është shumë më e drejtë dhe e ndershme kështu, i bën mirë gjithë fashave të shtresës se mesme-e mesme e ulët dhe e mesme e lartë, i mbron të ardhurat e tyre”, tha ai.

“Por, është fakt që normat tona të tatimit për ta kanë qenë më të lartat dhe arkëtimet prej tyre më të mëdhatë ndonjëherë. Lulzim Basha është film i parë, bardh e zi dhe me pagesë. Propozimi i tij për tatimin e sheshtë, çliron nga barra fiskale biznesin e madh dhe ngarkon barrën mbi shtresën e mesme të ulët duke e dëmtuar rënde atë. Fokusi fiskal i Lulzim Bashës është çlirimi nga tatimi i pakicës së të mëdhenjve, drejtuesve para shumë, kështu dëmton pafund të mesmit qe po ngrenë kokë”, thekson Braçe. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.