Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Spanjës llogariten 9.4 miliardë lekë

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Eksportet e mallrave drejt Spanjës gjatë tetëmujorit të këtij viti llogariten mbi 11 miliardë lekë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në raportin për tregtinë e jashtme rezulton se grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike zë peshën më të madhe të eksporteve gjithsej.

Gjatë kësaj periudhe drejt Spanjës janë importuar mbi 9.4 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Ndërkohë, për shkak të kufizimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit të COVID-19 vihet re një rënie me 3 herë e eksporteve të grupit tekstile dhe këpucë.

Eksporti i këtij grupi ra në 506 milionë lekë nga 1.4 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Vlera e mallrave të importuara nga Spanja gjatë periudhës janar-gusht llogaritet gati 6.2 miliardë lekë./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.