COVID-19/ 88 qytetarë e kanë fituar betejën gjatë 24 orëve të fundit

 

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, 88 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm COVID-19

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila informoi se “gjatë 24 orëve të fundit, 88 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”.

Sipas të dhënave më të fundit deri tani janë kryer 83 911 testime, nga ku kanë rezultuar 13 045 raste pozitive, 7 309 të shëruar, 5 363 raste aktive dhe kemi 373 humbje jete 373.

/a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.