Shqipëria, pjesë e “Javës Europiane të Sportit”/ Kushi: Të nxisim fëmijët për një stil jetese më të mirë

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ -Për vitin e dytë radhazi, Shqipëria është pjesë e “Javës Evropiane të Sportit” nën moton “Be Active”, ku synohet promovimi i vlerave të veprimtarisë fizike e sportive për një jetë sa më të shëndetshme

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi apeloi sot se të gjithë bashkë duhet të nxisim fëmijët e të rinjtë që të merren vazhdimisht me sport.

Ajo theksoi se, “deri më datë 30 shtator dhe në mbarë vendin, nxënësit e të rinjtë tanë, grupmosha e gjini të ndryshme, grupe me nevoja të veçanta, si dhe një sërë organizatash sportive po angazhohen në aktivitete sensibilizuese me fokus promovimin e vlerave të sportit dhe shmangies së jetës jo-aktive”.

“Të gjithë bashkë duhet të nxisim fëmijët e të rinjtë që të merren vazhdimisht me sport në mënyrë që të garantojnë një stil jetese më të mirë e më të shëndetshme”, tha Kushi.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.