SHBA – Pompeo në vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus Ballkani Perëndimor

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Kroaci për të diskutuar situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, por edhe për mundësinë e heqjes së vizave të hyrjes në SHBA për shtetasit kroatë, deklaroi ministri i Jashtëm kroat, Goran Grlic Radman, duke specifikuar se data e saktë e vizitës do të bëhet e njohur për pak ditë.

Pompeo do të ndalet në Dubrovnik, ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic dhe ministrin Radman.

Në qendër të bisedimeve, sipas ministrit, do të jetë Ballkani Perëndimor.

Për 27 vendet e BE-së, SHBA-ja ende kërkojnë viza hyrëse për qytetarët e Bullgarisë, Rumanisë, Qipros dhe Kroacisë. Shtypi lokal ka shkruar vazhdimisht se vizat për kroatët mund të jenë shfuqizohen me shumë probabilitet nga viti i ardhshëm.

Gazeta ”Jutarnji list”, duke përmendur burime diplomatike, tregon që midis temave që do të diskutohen me Pompeon do të jetë gjithashtu prezantimi i rrjetit 5G dhe qëllimi i Uashingtonit për të sigurojnë kontrata për kompanitë amerikane duke përjashtuar ato kineze./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.