Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë: Partneriteti me autoritetet drejtuese të shëndetit, kyç për përballimin e COVID-19

TIRANË, 25 shtator/ATSH/Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Bettina Menne ka zhvilluar një takim  me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në takimin e mbajtur me të, Menne tha se u diskutua mbi marrjen e masave për strategjinë e vjeshtës dhe dimrit për COVID-19.  Sipas saj, bashkëpunimi mes OBSH-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit, mbeten pikë kyçe e zbatimit të planeve strategjike për përballimit të pandemisë.

“Me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për COVID-19.

Partneriteti ndërmjet OBSH-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Së bashku mund ta luftojmë dhe ta mundim COVID-19’’, tha Menne. z.tosku//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.