Ndihma financiare për individët nga paketat 1 dhe 2/ Sot afati i fundit për korrigjimin e të dhënave

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se sot (25 shtator) është afati i fundit për korrigjimin e të dhënave për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave 1 dhe 2, tё miratuar nga Qeveria.

“Ftojmë të gjithë individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, të kryejnë këtë proces duke korrigjuar të dhënat e tyre si (emër banke dhe/ose IBAN)”, bëjnë të ditur Tatimet.

Për të lehtësuar procedurën Tatimet kanë vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi, nga tatimpaguesi dhe nga vetë individi.

Në rast se është vet personi që do të kryejë veprimet ai duhet të plotësojë formularin në Google Form, si më poshtë.

https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true

Pas dorëzimit të këtij formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Në rast se korrigjimi do të kryhet nga tatimpaguesi, veprimi duhet të bëhet në e-filing, sipas hapave të mëposhtëm:

Në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing si dhe në adresën e e-mail do t’ju dërgohet një njoftim për saktësim të të dhënave të llogarive bankare të individëve përfitues.

Pasi të jeni loguar në llogarinë e deklarimit elektronik në e-filing, pozicionohuni në menunë “Kontabiliteti”dhe klikoni mbi nën menunë “Saktësimi i të dhënave bankare”.

Do t’ju shfaqet rubrika “kërkesat për ndihmë financiare”, e cila përmban:

– Gabim i të dhënave bankare– ku janë të listuar të gjithë individët me të dhëna të pasakta të llogarisë bankare, të cilëve iu është miratuar kërkesa për ndihmë financiare dhe nga

Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta te llogarive bankare.

– Të gjitha – ku janë të listuar të gjithë individët me të dhëna të sakta të llogarisë bankare.
Për secilin nga individët e listuar në nën menunë “gabim i të dhënave bankare”, ju mund të saktësoni të dhënat e llogarisë bankare (emri i bankës dhe/ose IBAN) duke klikuar në “korrigjo”.

Pasi të keni ruajtur ndryshimet, të dhënat e punonjësit përkatës do të zhvendosen në listën “të gjitha”.

Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me proҫesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26.000 ose 40.000 lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.