IZRAEL – Netanyahu mbron idenë për forcimin e bllokimit antiCOVID-19

TEL AVIV, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka mbrojtur zgjedhjen e tij për të forcuar bllokimin me rregulla të reja duke filluar nga nesër.

Ai i quajti absurde akuzat se po përpiqet të pengojë protestat kundër tij.

”Përkundrazi, këto protesta anarkike dhe qesharake më ndihmojnë politikisht”, theksoi ai.

“Unë i respektoj ekspertët”, theksoi ai duke mohuar gjithashtu masën e pasojave ekonomike të bllokimit të vlerësuar nga specialistët.

“Nëse infeksionet do të ulen, brenda dy javëve rregullat do të lehtësohen, por gjithmonë në kontekstin e bllokimit të vendit’’, shtoi ai.

”Jam i bindur se një vaksinë për Izraelin është afër. Ka dritë në fund të tunelit”, përfundoi ai.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.