GREQI – Mitsotakis: Respektimi i masave ndihmon parandalimin e një bllokimi tjetër

ATHINË, 25 shtator /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka lëshuar një apel për qytetarët duke u kujtuar të respektojnë masat shëndetësore kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Në një mesazh televiziv ai u përqëndrua te vigjilenca, pasi kështu, sipas Mitsotakis, nuk do të ndërmerren masa të reja me ndikim të rëndë për vendin”.

”Ndërhyrjet e synuara në vatrat e infeksionit duhet të jenë efektive dhe pa pasoja serioze ekonomike dhe sociale për vendin’’, shtoi ai.

”Çështja është të vetëmbrohemi dhe të karantinohemi për të ruajtur njëri-tjetrin”, shtoi Mitsotakis dhe kujtoi qytetarët për efektivitetin e distancës sociale, higjienën personale dhe përdorimin e maskave, të cilat i quajti “vaksinim para vaksinimit”.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.