Gjimnazistë shqiptarë, bisedë virtuale me përfaqësues nga Komanda Rajonale e KFOR-it në Kampin Bondsteel në Kosovë

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Nxënës shqiptarë të shkollave të mesme kanë zhvilluar një bisedë virtuale me përfaqësues nga Komanda Rajonale e KFOR-it në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njoftoi se, studentët ishin fitues të një konkursi esesh mbi NATO-n, organizuar nga zyra e Këshillit Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar në Tiranë, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Nxënësit përjetuan një vizitë virtuale të bazës, vijuar nga një diskutim gjallërues mbi rëndësinë e NATO-s.

Komanda Rajonale Lindore është një organizatë e nivelit brigadë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesë e Forcave të udhëhequra nga NATO në Kosovë (KFOR) me bazë në kampin Bondsteel.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.