AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/9/2020

BOTA – Dita Ndërkombëtare e Veprimit Klimatik.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e OBSH-së për Covid-19.

FRANCË – Dita e mobilizimit e të rinjve për klimën.

OSLO (Norvegji) – Drejtësia shqyrton kërkesën franceze për ekstradimin e një të dyshuari në sulmin e rrugës ”Des Rosiers”.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku pret presidentin polak Andrzej Duda.

MADRID (Spanjë) – Shpallja e shtrirjes së kufizimeve të lëvizjes në zona të tjera të rajonit të Madridit.

ALMATI (Kazakistan) – Demonstratë me apelin e një partie të ndaluar të opozitës.

ATHINË (Greqi) – Konferencë për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Afati i fundit për ankesën e BE-së kundër anulimit nga Gjykata EUropiane në çështjen e kthimit të taksave të ”Apple”.

ASHKABAD (Turkmenistan) – Shpallja e një ndryshimi në Kushtetutën e vendit.

UASHINGTON – Video-konferencë e ministrave të Financave të G7-ës.

OKB – Presidenti palestinez Mahmoud Abbas flet në ditën e katërt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

SANTIAGO (Kili) – Demonstrim nga kundërshtarët e qeverisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.