POLONI – Rritje rekord e infeksioneve me COVID-19

VARSHAVË, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Polonia njoftoi një rritje rekord në rasteve të koronavirusit pasi infeksionet e reja arritën 1 136 në 24 orët e fundit, një nivel që nuk është parë në vend që nga fillimi i shpërthimit.

Rritja më e lartë ishte në Poloninë e Epërme, ku janë zbuluar 183 raste.

Mbi 100 raste të reja janë regjistruar në Mazovia (149), Pomerania (143) dhe Silezinë e Epërme (110).

Rekordi i mëparshëm njëditor i Polonisë ishte 1 002 raste të reja, i regjistruar të shtunën e kaluar.

Polonia ka regjistruar deri më tani 82 809 raste të infektimeve dhe numri i të vdekurve ka arritur në 2 369 persona. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.