Pas mjekëve, rritje e mëtejshme e pagës për mësuesit

TIRANË 24 shtator/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se pagat e mësuesve do të kenë rritje gjatë vitit 2021.

Gjatë një interviste në medie, Denaj tha se grupi i punës në ministri është në fazën e draftimit të kësaj mase.

“Pas mjekëve, rritje do të njohin edhe pagat për mësuesit”, deklaroi ajo.

Denaj u shpreh se pagat e mjekëve do të rriten deri në 40% në vitin 2021. Sipas saj kjo është rritja e dytë e qenësishme, pasi gjatë 7 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste pagat e mjekëve janë rritur me 21% ndërsa të infermierëve 26%.

Po ashtu, ministrja theksoi se krahas pagës rritje do të njohin edhe investimet në shëndetësi. Ne kemi investuar në 3 vitet e fundit, tha Denaj në 300 qendra shëndetësore./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.