Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Drafti për hapjen e listave 100% depozitohet në Kuvend

TIRANË, 24 shtator /ATSH – I. Vata/ Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari në një prononcim për mediet pas pas daljes nga Kuvendi, tha se kemi nënshkruar një propozim për listat 100 % të hapura që depozitohet sot në Kuvend.

“Ajo çka duhet ne të bëjmë është që t’i hapim listat 100% dhe mos të kemi më lista të vendosura nga kryetari. Mos të mashtrojmë qytetarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetari i kësaj partie. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë”, tha ajo.

Në lidhje me pyetjen se deputeti Andi Përmeti bëri thirrje për të bojkotuar Kuvendin, Hajdari tha se “jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët”.

“Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjerë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Ata do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë”, tha ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.