Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 ballë në veriperëndim të Belshit, nuk raportohen dëme

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend mbrëmjen e së enjtes.

Ministria e Mbrojtjes informon se sipas IGJEUM, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 21:21 minuta dhe qendrën e kanë pasur në afërsi të Belshit.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë 4.2 ballë.

Sipas informacioneve paraprake, “më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perëndim të qytetit Belsh”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.