Kurimi i të shkuarës/ Deklasifikohen dosjet e 38 martirëve që u lumturuan nga Vatikani

TIRANË, 24 shtator /ATSH – I. Vata/ Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjet e 38 martirëve që u lumturuan nga Vatikani.

Mes 38 martirëve të njohur nga Vatikani, 20 u pushkatuan dhe trupat e tyre mbetën pa varre.

Gjykata Kishtare për Çështjen e Martirëve në Shkodër, e ngritur për shqyrtimin e dosjes së 38 martirëve që u lumturuan nga Vatikani pas 9 vitesh hulumtim, dëshmon se gjatë regjimit komunist në Shqipëri u pushkatuan 31 klerikë, vdiqën në tortura 8 të tjerë, u mbytën pa gjyq 3, vdiqën në burgje e kampe internimi ose pak kohë mbas torturash 23, dolën nga burgu pothuajse të vdekur 66 klerikë të tjerë.

“Ndër 135 klerikë që ishin në të gjithë Shqipërinë, u martirizuan 131”, sqaroi AIDSSH, ndërsa dosjet janë në shërbim të studiuesve. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.