Korçë/ Qendra e re shëndetësore në Lumalas, standarde bashkëkohore në shërbim të 600 banorëve

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo vizitoi sot qendrën e re shëndetësore në Lumalas e rindërtuar nga themelet.
Filo theksoi se ky investim është një shembull kuptimplotë i ringritjes së sistemit shëndetësor me standardet më të mira, mbi gërmadhat e vjetra të së kaluarës ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh.
Qendra e re shëndetësore në Lumalas, e rikonstruktuar me ambiente sipas standardeve bashkëkohore, do t’iu shërbejë me cilësi 600 banorëve të këtij fshati.
“Inspektuam sot punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore, një investim i rëndësishëm dhe i shumëpritur për ofrimin e shërbimit mjekësor bazë”- u shpreh Filo, ndërsa theksoi se, pas fshatit Barç dhe Floq, qendra të reja shëndetësore po ndërtohen edhe në Dërsnik, Mborje dhe Vithkuq,sipas modeleve më të mira.

Ky investim u realizua në kuadër të programit të qeverisë për ndërtimin dhe rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.