IKMT nis shembjen e 5 objekteve në gjurmën e lotit II të Unazës së Madhe

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e ndërtesave që prekin gjurmën e projektit të Unazës së Madhe.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) njoftoi se ka nisur sot prishjen e pesë objekteve pranë fushës së helikopterëve, Farkë.
Këto prishje janë në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, Loti II, zona lindore.
Objektet janë të madhësive të ndryshme, një, dy dhe tre katëshe, ndërkohe që janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.
IKMT bën të ditur se, është duke punuar njëkohësisht edhe në disa fronte të tjerë, që kanë lidhje me prishjen e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. e.xh/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.