MILANO, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i famshëm i “AC Milan”, ndërpreu fluturimin dhe u vetëkarantinua, pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, njoftoi sot klubi italian, disa orë para një raundi kualifikues të Ligës së Europës.
“Unë rezultova negativ për COVID-19 dje dhe pozitiv sot. Nuk kam simptoma. COVID-19 pati guximin të më sfidonte. Ide e keqe”, shkroi në Twitter futbollisti.
Suedezi, tashmë i mbyllur në shtëpinë e tij, u detyrua të humbasë sot ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Europës kundër norvegjezëve të Bodo/Glimt, në mbrëmje në San Siro./ /ervo/
