Drafti i opozitës për listat e hapura/ Murrizi: Fiton ai deputet që merr një votë më shumë

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi sqaroi sot draftin që grupi i tij parlamentar propozoi për listat e hapura.

Në një intervistë televizive Murrizi tha se, “në ndryshim nga PS sipas këtij drafti deputeti që merr qoftë edhe një votë më shumë merr automatikisht mandatin dhe nuk ka nevojë që të kalojë një numër të caktuar votash për të prishur renditjen e listës paraprake të përcaktuar nga partia”.

Sa i përket pragu prej 3 %, Murrizi e cilësoi si një absurditet në një kohë kur vendi është me sistem rajonal, ndërsa theksoi se grupi i tij kërkoi pragun prej 1 %.

Murrizi u shpreh  se renditja e kandidatëve nuk është aspak më rëndësi pasi mandatin e merr ai që është më i votuari nga populli.

“Renditja e kandidatëve nuk është fare i rëndësishëm, renditja formale në dorëzimin e listës në KQZ le të jetë siç e mendon subjekti politik, pasi kjo nuk ka vlerë para votës së qytetarëve. Pra me votimin e qytetarëve do të ketë një rilistim të tyre. Jemi të gjithë në garë dhe në listë të hapur”, tha Murrizi.

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.