Cakaj merr pjesë në CEI: Shqipëria, punë përmbajtësore për forcimin e bashkëpunimit rajonal

TIRANË, 24 shtator /ATSH – I. Vata/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj tha se sot u zhvillua mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Europës Qendrore për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Cakaj bëri me dije se diskutimi u fokusua tek rritja e bashkëpunimit për t’i paraprirë përhapjes së mundshme të valës së dytë të pandemisë COVID-19, rëndësia e patjetërsueshme e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe zbatimi i objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030.

“Shqipëria do të vazhdojë punën përmbajtësore në kuadër të të gjitha organizatave me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal”, shprehu gatishmërinë Cakaj, në përfundim të reagimit të tij. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.