ZVICËR – ILO: Të ardhurat globale të punës ranë me mbi 10 % gjatë pandemisë

GJENEVË, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Të ardhurat globale të punës ranë me 10,7 % në tre tremujorët e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi pandemia çoi në një ulje të mprehtë të orëve të punës, tha sot Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

“Humbjet në paga arrijnë në 3,5 trilionë dollarë”, njoftoi agjencia e OKB-së.

Sipas saj, rënia është ekuivalente me 495 milionë punë me kohë të plotë.

ILO, gjithashtu, dha një parashikim në dukje më i zymtë për tre muajt e fundit të këtij viti./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.