VJENË – Nehammer: Austria kundër mekanizmit të shpërndarjes së migrantëve

VJENË, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Propozim për një sistem të ri migracioni dhe azili në BE është një lëvizje në drejtimin e duhur, u shpreh sot ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ndërsa paralajmëroi se Vjena do të luftojë kundër aplikimit të një mekanizmi shpërndarjeje të migrantëve bashkë me të.

“Shpërndarja e detyrueshme e migrantëve ka dështuar dhe nuk ka asnjë të ardhme në Bashkimin Europian”, tha ai, duke theksuar se mirëpret drejtimin e përgjithshëm të propozimit, veçanërisht përqendrimin e tij në kufij të jashtëm më të fortë, luftimin e kontrabandës së qenieve njerëzore dhe bashkëpunimin me vendet jo-BE.

Propozimi i KE-së parashikon mbështetje të detyrueshme nga vendet e BE-së për anëtarët e Bllokut në situata krize, qoftë në formën e marrjes së azilkërkuesve, qoftë në kthimin e migrantëve kërkesat e azilit të të cilëve janë refuzuar./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.