Tabaku: Shqipëria në punë, plani konkret i Partisë Demokratike

TIRANË, 23 shtator/ATSH-A. Fortuzi/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë për rritjen e papunësisë. Tabaku theksoi se forca politike që ajo përfaqëson në fokus të planit të saj do ketë punësimin.

“Rreth 100 mijë shqiptarë humbën vendin e punës nga muaji mars deri më sot. 61% e bizneseve kanë dalë pa fitim që nga muaji qershor. Më shumë se 30% e qytetarëve ishte në kufijtë e varfërisë në 2018 dhe kjo shifër do rritet edhe më shumë sipas BB”, – tha Tabaku.

Tabaku theksoi se shqiptarët nuk kanë më nevojë për premtime, ata duan një zgjidhje konkrete dhe një plan konkret për punësimin e tyre e ka Partia Demokratike.

“Në vend të fjalëve dhe propagandës bajate qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi. Shqipëria në punë është plani konkret i Partisë Demokratike që do të zbatohet menjëherë që ditën e parë në qeverisje”, – u shpreh Tabaku. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.