SOFT NEWS – Kur papagalli ndërpret një… ndeshje futbolli!

RIO DE ZHANIERO, 23 shtator /ATSH/ – Fluturo e fluturo dhe përfundoi në kokën e një lojtareje futbolli, shkruhet në faqen italiane të internetit, today.it.

Një ekzemplar shumëngjyrësh papagalli ”bëri” një shfaqje në stadiumin ”Teresopolis”, pranë Rio de Zhaneiros.

Papagalli ndërpreu lojën duke u futur në fushë gjatë një ndeshjeje futbolli për femra.

Para se të fluturonte, në anën tjetër të fushës, papagalli vendosi të argëtojë edhe vetë futbollistet për disa minuta.

Videoja u shpërnda në profilin twitter të ABC News dhe tregoi tek mijëra përdorues se si një ndeshje futbolli mund të ndërpritet nga një papagall.

Ara, emri i papagallit u mbështet në kokën e mbrojtëses Bruna Benites.

Lojtarja ngriti duart pasi papagalli u ul në kokën e saj. Ajo mbeti e palëvizur ndërsa shoqet e saj të ekipit shijuan shfaqjen emocionuese./    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.