SHBA – Uashingtoni nuk e njeh Lukashenkon si president të zgjedhur ligjërisht

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë Aleksandër Lukashenko si presidentin e zgjedhur ligjërisht të Bjellorusisë, tha sot Departamenti amerikan i Shtetit, pas betimit të tij të fshehtë për një mandat të gjashtë.

“Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Rezultatet e njoftuara ishin të manipuluara dhe nuk japin asnjë legjitimitet”, tha një zëdhënës i diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit po kundërshtohet shumë nga protesta masive, u betua papritur sot në një ceremoni që u bë publike vetëm më pas.

Njoftimi menjëherë ndezi një protestë të re të opozitës në Minsk./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.