SHBA – Johnson & Johnson nis fazën e fundit të provës klinike të vaksinës

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Kompania “Johnson & Johnson” u bë sot grupi i katërt farmaceutik në SHBA që nis një provë klinike të fazës 3 për një vaksinë eksperimentale antiCOVID-19.

“Nëse rezultatet janë pozitive, shpresojmë të jemi në gjendje të paraqesim një kërkesë për autorizim urgjent në Agjencinë e Barnave të SHBA-së (FDA) në fillim të vitit 2021”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania e bioteknologjisë Moderna ishte e para në SHBA që filloi një provë klinike të fazës 3, që shërben për të matur efikasitetin e produktit në një shkallë të gjerë për mijëra vullnetarë.

Ajo u ndoq nga “Pfizer” dhe partneri i saj “BioNTech”, pastaj nga “AstraZeneca”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.