Rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë, e detyrueshme për sektorin privat

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se në muajin korrik është kompensuar numri i personave që e humbën vendin e punës për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Po tu referohemi shifrave kemi një kompensim nga të hyrët në krahasim me të dalët. Në zyrat e Punës janë të regjistruar 88 mijë të papunë. Vetëm 20 mijë më shumë se sa ishin të regjistruar në muajin shkurt”, tha Denaj.

Denaj po ashtu bëri të ditur se qeveria do të rrisë pagën minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

Sipas ministres ky vendim bëhet i detyrueshëm për sektorin privat pasi në administratën shtetërore nuk ka paga në këtë nivel, përjashtuar të punësuarit me kontratë 30 orë në javë.

Debatit se kjo politikë e qeverisë nuk është konsultuar me biznesin dhe se rritja e pagës minimale rrit koston për ta, ministrja Denaj iu përgjigj me argumentin se paga minimale prej 30 mijë lekësh do të mundësojë një përmirësim të nivelit të jetesës të asaj fashe të popullsisë që kanë më pak të ardhura. Për këtë kategori, tha ajo, tatimi mbi të ardhurat është zero.

“Fasoneritë nuk meritojnë një pagë minimale 260 mijë”, tha Denaj./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.