Remont në linjën 110 kV Laç 1 – Fushë-Kuqe/ Nesër pa energji disa zona në Kurbin e Laç

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Në kuadër të remontit të planifikuar të Linjës 110 kV Laç 1 – Fushë-Kuqe ditën e nesërme parashikohen ndërprerje energjie në disa zona të Kurbinit dhe të Lezhës.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST njoftoi sot konsumatorët në Kurbin dhe Lezhë se do të ketë kufizime energjie në disa zona në intervalin kohor 08:00-16:00, të datës 24 shtator.

Konkretisht, në Kurbin do të mbeten pa energji elektrike zonat: Fushë Kuqe, Kisha- Gurrëz, Privat, Tufzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.

Ndërsa në Lezhë zonat: Rrile: Gryk Lumi, Ish Komuna Shënkoll, Barbulloje, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shkolle, Hidrovoret Droje. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.