PARIS – Franca planifikon masa të reja antiCOVID-19

PARIS, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria franceze pritet të njoftojë sot kufizime të reja për të kundërshtuar rritjen e infeksioneve të koronavirusit të ri.

“Situata po përkeqësohet më shpejt në disa rajone, sesa në të tjerat”, tha zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas takimit javor të kabinetit.

“Ka një presion të madh në spitalet e disa rajoneve”, shtoi ai

Kufizime të ndryshme në lidhje me takimet, orët e hapjes së bareve ose konsumit të alkoolit, janë vendosur në qytetet kryesore, si Marsejë, Bordo dhe Lion, javët e fundit.

Deri më tani masa të tilla nuk janë vendosur në Paris, por kryeqyteti ka një nga nivelet më të larta të infeksionit në të gjithë vendin, sipas buletinit të fundit javor nga Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.