“Kukësi” blindon mbrojtjen/ Lulaj rinovon kontratën deri në 2022

TIRANË, 23 shtator/ATSH-A. Fortuzi/ “Kukësi” dhe Bruno Lulaj do jenë bashkë edhe për dy sezone.

Skuadra e verilindore ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me mbrojtësin 25-vjeçar, i cili ka luajtur më herët me skuadra si “Laçi”, apo “Skënderbeu”.

“Ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Bruno Lulaj për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera. Mbrojtësit 25-vjeçar i përfundoi kontrata këtë verë dhe pas një diskutimi me drejtuesit e klubit, u vendos për rinovimin e saj edhe për 2 sezone të tjera. Lulaj u afrua te ‘Kukësi’ verën e shkuar, ku zhvilloi 31 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 15 prej tyre si titullar. Në Kupën e Shqipërisë, Lulaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës! Suksese Bruno!” – bën të ditur klubi i futbollit “Kukësi”. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.