Kukës/ Dhurohen 10 shtëpi të reja për familjet në nevojë

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, së bashku me Kryetarin e Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati dorëzuan 10 çelësa të banesave, familjeve në nevojë, teksa 4 banesa të tjera janë në përfundim.

“Përfundimi i shtëpive do të ishte mbaruar pak muaj më parë, por duke qenë që bashkia e vjetër nuk ka qenë korrekte me Shoqatën, janë bërë këto vonesa”, u shpreh Gjici.

Bashkia Kukës në bashkëpunim me Shoqatën do të ndërtojë edhe 35 banesa të tjera për familjet në nevojë.

“Kur jemi të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për kukësin dhe kuksianët”, tha Gjici.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.